Prej 25 prillit 2024, Venecia vizitohet vetëm me para

Prej 25 prillit 2024, Venecia vizitohet vetëm me para

17:04, 23/11/2023
A+ Aa A-

Kush do të vizitojë qëndrën historike të Venecias, qytetin më romantik të botës, prej pranverës së 2024 duhet të paguaj 5 euro.

Këshilli Bashkiaki qytetit të Venecias ka marrë sot vendimin që do të zbatohet në rrugë eksperimentale prej 25 prillit 2024 e për 29 ditë fundjava rresht.

Çdo kush që do të mbërrij në këtë qytet duhet të paguaj një biletë 5 euro në ditë.

Objektivi i kësaj nisme është reduktimi i numrit të lartë të turistëve në ditë e periudha të caktuara të vitit.

Pagesa e kësaj bilete do të bëhet përmes një portali i cili do të jetë aktiv prej 16 janarit 2024 ku turistët duhet të regjistrohen e ku pajisen me një QR code.

Në rast se nuk e bëjnë gjoba administrative është nga 50 në 300 euro.

Përjashtohen nga kjo taksë banorët rezidentë në Venecia, pronarët e banesave dhe pse jo rezidentë, personat e lindur në këtë qytet, studentët e punonjësit që vendin e punës e kanë në qëndrën historike të qytetit, si dhe fëmijët deri në moshën 14 vjeç. Po ashtu turistët deri në 14 vjecë janë përjashtuar nga kjo biletë.

Për të mos dekurajuar pronarët e lokaleve e restoraneve orari i zbatimit të detyrimit të pajisjes me këtë ticket do të jetë nga ora 8.30 deri në ora 16.30.

Qyteti i Venezias konsiderohet një nga më të populluarit në Europë me 21 turistë në cdo 1 banorë rezidentë apo 5 mijë turistë cdo kliometër katrorë në çdo ditë të vitit.

Numri i turistëve që vizitojnë Venezian është rreth 23 milionë në vit.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco