Kryediplomati David Cameron në Izrael viziton kibucin ku ndodhi masakra David Cameron gjatë një vizite në kibuci Be'eri me homologun e tij izraelit Eli Cohen

Kryediplomati David Cameron në Izrael viziton kibucin ku ndodhi masakra

09:39, 23/11/2023
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka mbërritur në Lindjen e Mesme në vizitën e tij të parë në rajon që kur u kthye në qeveri javën e kaluar. Lord Cameron do të takohet me liderët izraelitë dhe palestinezë për të diskutuar marrëveshjen për lirimin e pengjeve dhe për të marrë më shumë ndihmë humanitare në Gaza.

Lord Cameron u dërgua në kibucin Be'eri, ku qindra njerëz u vranë dhe u rrëmbyen nga Hamasi, në vizitën e tij të parë në Izrael si Sekretar i Jashtëm.

Ai ishte sëbashku me Ministrin e Jashtëm izraelit Eli Cohen dhe eci nëpër ndërtesat e dëmtuara nga zjarri në kibuc.

Image

Vizita e Sekretarit të Jashtëm në Izrael është pjesë e një udhëtimi më të gjerë në Lindjen e Mesme dhe vjen ndërsa afrohet një armëpushim i përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit.

Lordi Cameron e mirëpriti marrëveshjen për një pauzë katër-ditore në luftimet në këmbim të lirimit të pengjeve, duke e quajtur atë një "hap vendimtar" dhe duke u kërkuar palëve që të arrijnë marrëveshjen në tërësi.

Por marrëveshja duket se është vonuar, me zyrtarët izraelitë që thonë se ajo nuk do të hyjë në fuqi deri të premten më herët.

Cameron ka takime me politikanë izraelitë dhe familjet e disa prej pengjeve të planifikuara për sot.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco