'A dini gjë për Hamsin' Mjeku: Forcat izraelite pyesin vazhdimisht stafin e spitalit Al-Shifa

'A dini gjë për Hamsin' Mjeku: Forcat izraelite pyesin vazhdimisht stafin e spitalit Al-Shifa

11:10, 20/11/2023
A+ Aa A-

Një mjek brenda spitalit Al-Shifa të Gazës ka folur për CNN në lidhje me kushtet brenda objektit.

“Stafi pyetet vazhdimisht: A dini ndonjë gjë për grupet e Hamasit? A dini ndonjë gjë për tunelet brenda spitalit?” i tha Dr. Ahmed El Mokhallalati, kreu i njësisë së djegieve të spitalit, CNN, duke shtuar se lëvizjet e stafit rreth kompleksit po kufizoheshin.

Forcat izraelite kanë qenë brenda kompleksit spitalor prej ditësh, duke kërkuar të zbulojnë atë që ata thonë se është një bazë e madhe nëntokësore e Hamasit.

Shumë pacientë dhe anëtarë të stafit u evakuuan gjatë fundjavës, duke përfshirë më shumë se dy duzina foshnjash të lindur parakohe, të cilët u transportuan të dielën në Maternitetin Al-Helal Al-Emirati në jug të Gazës.

El Mokhallalati tha se dy të rritur dhe dy foshnja vdiqën gjatë natës të shtunën, dhe se në spital tani janë 259 pacientë, shtatë mjekë dhe pesë infermierë.

Ai i tha CNN se spitalit po i mbarojnë kërkesat urgjente, duke përfshirë anestetikë, oksigjeni, ilaçet dhe banka gjaku.

“Kemi 22 pacientë me dializë dhe askush nuk mund t'u sigurojë dializë,” tha ai. “Ne kemi nevojë për ilaçe, ujë ,energji elektrike, kanë mbaruar dhe ilaçet dhe nuk mund të bëjmë dializë për këta pacientë”.

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit thotë se ka dorëzuar mbi 6,000 litra ujë dhe mbi 2,300 kg ushqim – duke përfshirë peshk, ushqim të konservuar, bukë, perime dhe hurma – gjatë fundjavës.

Duke bërë thirrje për më shumë mbështetje ndërkombëtare, El Mokhallalati tha se forcat izraelite kishin bërë vetëm një dërgesë të vetme me ujë dhe ushqim në spital.

“E gjithë bota duhet ta ndalojë këtë dhe ne kemi nevojë për përfshirje gjithnjë e më shumë të komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave për të na ndihmuar”, tha ai.

El Mokhallalati tha gjithashtu për CNN se forcat izraelite kishin hequr rreth 200 trupa nga morgu i spitalit, si dhe nga varret masive të gërmuara së fundmi në vend.

“Ata sollën dy kamionë dhe i kanë nxjerrë të gjithë trupat e pajetë nga spitali,” tha ai.

Disa ditë më parë, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari iu shmang një pyetjeje nëse Izraeli kishte nxjerrë kufomat nga kompleksi spitalor si pjesë e përpjekjeve të tij për të përcaktuar fatin e pengjeve të rrëmbyer nga komunitetet në Izraelin jugor më 7 tetor.

Backgraund: Al-Shifa, spitali më i madh në Gaza, është kthyer  në një pikë ndezjeje në luftën e Izraelit  në enklavën e rrethuar. Ushtria izraelite  pretendon se objekti  po përdoret nga Hamasi si mburojë për operacionet e tij dhe bastisi spitalin të mërkurën e kaluar. Hamasi dhe zyrtarët e spitalit kanë mohuar pretendimet e Izraelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco