Zhvillimet e orëve të fundit në Gaza dhe në Izrael Foshnjat e lindura para kohe që u evakuuan nga një inkubator në spitalin Al Shifa në qytetin e Gazës po trajtohen në një spital në Rafah.

Zhvillimet e orëve të fundit në Gaza dhe në Izrael

08:30, 20/11/2023
A+ Aa A-

BBC njofton se çfarë ka ndodhur deri tani në Gaza dhe në Izrael.

Ushtria izraelite ka publikuar pamjet që tregojnë një "tunel terroristësh 55 metra të gjatë" nën spitalin e al-Shifa.

Ajo thotë se kjo "dëshmon qartë se ndërtesa të shumta në kompleksin e spitalit përdoren nga Hamasi si mbulesë për aktivitetet terroriste" - pretendime që Hamasi dhe stafi i spitalit i kanë mohuar vazhdimisht.

Ushtria izraelite gjithashtu ka publikuar pamjet që tregojnë se pengjet janë dërguar në al-Shifa pas sulmeve të Hamasit

Rebelët Houthi të Jemenit të mbështetur nga Irani thonë se kanë kapur një anije mallrash izraelite në Detin e Kuq, ndërsa kryeministri izraelit Netanyahu e quajti atë "një akt tjetër terrorizmi iranian".

Rebelët Houthi-t kanë lëshuar disa raketa dhe drone drejt Izraelit që kur Izraeli filloi bombardimin e Gazës në hakmarrje për sulmet e 7 tetorit.

Tridhjetë e një foshnja të parakohshme u evakuuan nga spitali al-Shifa të dielën dhe u dërguan në një spital të Emirateve në qytetin jugor Rafah.

Shefi i OBSH-së Tedros Ghebreyeseus tha se foshnjat ishin "shumë të sëmura" dhe ishin zhvendosur në "kushte sigurie jashtëzakonisht intensive dhe me rrezik të lartë".

OBSH ka thënë gjithashtu se po finalizon planet për të përfunduar evakuimin e pacientëve dhe stafit të mbetur nga al-Shifa. Operacioni pritet të zgjasë disa ditë, ku të parët që do të zhvendosen janë pacientët që marrin dializë dhe ata me dëmtime të shtyllës kurrizore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco