A do të marrë pjesë presidenti rus në samitin virtual të G20? Putin merr vendimin e papritur

A do të marrë pjesë presidenti rus në samitin virtual të G20? Putin merr vendimin e papritur

08:23, 20/11/2023
A+ Aa A-

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të marrë pjesë në samitin virtual të udhëheqësve të grupit të 20 shteteve më të industrializuara në botë (G20). Lajmi bëhet i ditur nga mediat ruse. Ky takim do të mbahet më 29 nëntor.

“Vladimir Putin do të marrë pjesë në samitin virtual të G20-s”, raportuan mediat ruse.

Putin nuk ka udhëtuar në dy takimet e fundit të G20 – në shtator në Indi dhe vitin e kaluar në Indonezi – duke dërguar në emër të tij ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Putin ka realizuar vetëm disa udhëtime jashtë vendit, që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhëra0rrestim për të lidhur me dëbimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas, përderisa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon. G20 përbëhet nga 19 shtetet që kanë ekonomitë më të mëdha në botë dhe Bashkimi Evropian, e Unioni Afrikan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco