Shpresë se disa pengje mund të lirohen në këmbim të një armëpushimi të shkurtër

Shpresë se disa pengje mund të lirohen në këmbim të një armëpushimi të shkurtër

08:19, 20/11/2023
A+ Aa A-

Korrespondenti i BBC në Lindjen e Mesme, në Jerusalem, njofton se edhe pse luftimet brutale vazhdojnë midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza, ka shenja se pas javësh të tëra negociatash indirekte për pengjet, që përfshijnë SHBA-në dhe Katarin, më në fund po bëjnë përparim.

Ambasadori i Izraelit në SHBA ka thënë se ka shpresë se një numër i konsiderueshëm pengjesh mund të lirohen në ditët në vijim në këmbim të një armëpushimi të shkurtër.

Ndërkohë, ushtria izraelite - nën presion për të justifikuar bastisjen e saj në spitalin al-Shifa - ka publikuar dy video të reja. Njëra, thotë ajo, tregon një tunel që të çon në një derë kundër shpërthimeve të llojit të përdorur nga Hamasi për qendrat e tij komanduese.

Video tjetër, e marrë nga kamerat e sigurisë, mësohet se tregon dy pengje, një e plagosur, që po dërgoheshin në spital më 7 tetor. BBC nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur pamjet.

Ushtria thotë gjithashtu se një raport mjekësor përcaktoi se një grua e re ushtare izraelite, trupi i së cilës u gjet javën e kaluar ishte plagosur në një sulm ajror dhe më pas ishte vrarë nga Hamasi në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco