Netanyahu: Kemi informacione se pengjet izraelite janë mbajtur në spitalin Al-Shifa

Netanyahu: Kemi informacione se pengjet izraelite janë mbajtur në spitalin Al-Shifa

09:20, 17/11/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë me CBS Evening News në SHBA, tha se kishte “indikacione” se pengjet izraelitë ndodheshin në spitalin Al-Shifa dhe kjo ishte një nga arsyet pse ata bastisën spitalin.

Netanyahu tha se nuk kishte pengje në spital kur forcat hynë në spital të mërkurën, duke pretenduar se Hamas largoi pengjet përpara se ata të mbërrinin. Izraeli ka akuzuar vazhdimisht Hamasin se brenda spitalit ndodhet një bazë e madhe e Hamasit, gjë që ky i fundit e ka mohuar.

Netanyahu nuk specifikoi se çfarë informacionesh apo provash kishte Izraeli për të sugjeruar se pengjet po mbaheshin në Al-Shifa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco