Riorganizimi i kabinetit qeveritar në Britaninë e Madhe, jep dorëheqjen edhe Sekretarja për Mjedisin

Riorganizimi i kabinetit qeveritar në Britaninë e Madhe, jep dorëheqjen edhe Sekretarja për Mjedisin

15:17, 13/11/2023
A+ Aa A-

Riorganizimi i kabinetit qeveritar në Britaninë e Madhe, jep dorëheqjen edhe Sekretari i Mjedisit, Theresa Coffey.

Prej paradites së sotme, Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak është duke bërë një riorganizim të kabinetit të tij qeverisës.

E para që u shkarkuar, ishte sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, e cila ishte një nga personazhet më përçarës në qeveri, për shkak të deklaratave të saj, fillimisht në lidhje me shqiptarët, të cilët i quajti “pushtues”, e më pas edhe me Palestinën.

Pas saj një “lumë” dorëheqjesh erdhën njëri pas tjetrit dhe i fundit që e bëri një gjë të tillë është sekretarja për Mjedisin, Theresa Coffey.

“Unë mendoj se tani është koha e duhur për t’u larguar nga qeveria”, deklaroi ajo.

“Ka qenë një privilegj të shërbeja në kabinetin tuaj,” i thotë ajo zotit Sunak.

Në përgjigje, kryeministri tha: “Faleminderit për letrën tuaj, dua t’ju shpreh mirënjohjen time për vitet e shërbimit të përkushtuar ministror dhe miqësinë tuaj me mua personalisht”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco