Bazilika ‘Sagrada Familia’ shfaqet verbuese me drita, ndërtimi drejt fundit pas 141 vjetësh

Bazilika ‘Sagrada Familia’ shfaqet verbuese me drita, ndërtimi drejt fundit pas 141 vjetësh

13:52, 13/11/2023
A+ Aa A-

Bazilika ikonike “Sagrada Familia” e Barcelonës festoi një moment historik të rëndësishëm me një shfaqje verbuese me drita që shënon përfundimin e kullave më të reja. Kësisoj ajo po i afrohet përfundimit, 141 vjet pas fillimit të ndërtimit.

Për banorët e Barcelonës, të qënit dëshmitarë të plotësimit të “ Sagrada Familia” është bërë një përvojë thellësisht emocionuese.

Monica Torne, një mësuese e anglishtes, shprehu ndjenjë e sah duke thënë: "Është shumë prekëse të shohësh evolucionin e kishës sepse, për njerëzit e Barcelonës, duke parë çdo gjë të re të vogël që shtohet, përbën emocion dhe ne do të donim të ishim aty për ta parë.”

Pika kryesore e festimeve të tanishme ishte përfundimi i dy kullave të fundit, kushtuar ungjilltarëve Mateut dhe Gjonit.

Duke u ngjitur në një lartësi mbresëlënëse 135 metra, këto kulla u përfunduan në shtator, me figura simbolike që përfaqësonin një bust njeriu dhe një shqiponjë.

Dy kullat e tjera, kushtuar Lukës dhe Markut dhe të kurorëzuara me skulpturat e lopës dhe luanit, u përfunduan vitin e kaluar.

Kryepeshkopi i Barcelonës Juan Jose Omella i bekoi strukturat në bazilikën të dielën përpara se të niste shfaqja me drita.

Kullat do të jenë të tretat më të larta të bazilikës sapo të kompletohet e gjitha.

Vetëm Kulla e Jezu Krishtit, e projektuar nga arkitekti i famshëm katalanas Antoni Gaudi për të qenë maja e ndërtesës, ka mbetur e papërfunduar.

Fillimisht duke synuar përfundimin deri në vitin 2026, komiteti i ndërtimit të Sagrada Familia u përball me pengesa për shkak të pandemisë Covid-19.

Pavarësisht sfidave, Esteve Camps, kreu i bordit të komitetit, shprehu optimizëm në një intervistë me La Vanguardia, duke deklaruar se Sagrada Familia "do të përfundojë maksimumi brenda 10 vjetësh", duke përjashtuar çdo problem të madh.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco