Britani e Madhe/ Rikthimi i papritur i ish-kryeministrit David Cameron si ministër i Jashtëm

Britani e Madhe/ Rikthimi i papritur i ish-kryeministrit David Cameron si ministër i Jashtëm

13:44, 13/11/2023
A+ Aa A-

Britani e Madhe- Ish-kryeministri David Cameron është rikthyer papritur si ministër për Çështjet e Jashtme, të Komonuelthit dhe të Zhvillimit, si pjesë e riorganizimit të kabinetit të Rishi Sunakut.

Si kryeministër mes viteve 2010 dhe 2016, ai u zotua për "konservatorizëm modern të dhimbsur", por është më i famshëm për thirrjen e referendumit të Brexit që çoi në daljen e Britanisë së madhe nga BE-ja.

Në vitet e fundit, ai u përfshi në skandalin më të madh të lobimit në Britaninë moderne, pasi kishte ndihmuar financierin Lex Greensill, i cili e punësoi Cameron-in si këshilltar, për të lobuar te ministrat në qeveri.

Cameron-i nuk është një deputet në detyrë, kështu që është bërë Lord për t'i mundësuar atij të marrë një rol ministror. Ai do të zëvendësojë James Cleverly-in, i cili merr detyrën e Suella Bravermanit si ministre e brendshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco