Poloni, parlamenti i sapozgjedhur mblidhet për herë të parë LIderët e partive opozitare polake kanë firmosur një marrëveshje koalicioni që shtron një rrugë për qeverisje në 4 vitet e ardhshme

Poloni, parlamenti i sapozgjedhur mblidhet për herë të parë

13:07, 13/11/2023
A+ Aa A-

Varshavë, Poloni  - Parlamenti polak mblidhet për herë të parë të hënën, pasi zgjedhjet muajin e kaluar paralajmëruan një ndryshim kursi për kombin e Evropës Qendrore në një kohë lufte përtej kufirit të tij, në Ukrainë.

Duke ndjekur një protokoll të përcaktuar nga Kushtetuta, Presidenti Andrzej Duda do të flasë në hapjen ceremoniale të legjislaturës së sapozgjedhur. Ligjvënësit do të bëjnë betimin e tyre dhe do të zgjedhin një kryeparlamentar.

Kryeministri në largim, Mateusz Morawiecki, duhet të japë dorëheqjen me qeverinë e tij, megjithëse ai pritet të mbetet kryeministër i përkohshëm, ndoshta për javë të tëra, sepse Duda e ka vonuar kalimin e pushtetit.

Pas ceremonive në të dyja dhomat e parlamentit, Duda do t'i besojë Morawieckit misionin e formimit të një qeverie tjetër, tha për agjencinë shtetërore të lajmeve PAP, Malgorzata Paprocka, ministre në zyrën e presidentit.

Partia qeverisëse e Morawieckit mori më shumë vota se çdo parti tjetër e vetme në zgjedhje, por nuk arriti një shumicë, duke marrë 194 vende në dhomën e ulët prej 460 anëtarësh, të njohur si Sejm.

Megjithatë, Duda, një aleat i partisë Ligj dhe Drejtësisë, i ka dhënë Morawieckit mundësinë e parë për të formuar një qeveri. Partia nuk ka partner koalicioni dhe përpjekja e saj për të ndërtuar një qeveri shihet si e dënuar që të dështojë. Përpjekja mund ta vonojë Poloninë që të ketë një qeveri të re funksionale deri në katër javë.

Ligjvënësit e zgjedhur në dhomën e ulët të parlamentit do të mblidhen në mesditë. Senati me 100 vende do të vijojë me seancën e tij të parë më vonë pasdite. Të dy organet janë zgjedhur për një mandat katërvjeçar.

Aleanca fituese përfshin parti që variojnë nga konservatorët në të majtë. Ata konkurruan veçmas, por duke premtuar se do të punojnë së bashku për të rivendosur normat demokratike pas tetë vitesh sundim nga Ligji dhe Drejtësia, një parti konservatore nacionaliste që ishte në konflikt me Bashkimin Evropian.

Aleanca fituese e koalicionit, në të kundërt, mban një shumicë prej 248 vendesh në Sejm. Krerët e partive nënshkruan një marrëveshje koalicioni dhe thonë se janë gati të fillojnë qeverisjen. Ata thonë se synojnë të riparojnë aleancat me jashtë dhe do të punojnë për lirimin e miliarda eurove në fondet e BE-së që u ngrinë për shkak të gërryerjes së pavarësisë së gjyqësorit nga Ligji dhe Drejtësia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco