Përshkallëzohet përplasja SHBA-Iran, Pentagoni: Sulmuam bazat në Siri me urdhër të Biden

Përshkallëzohet përplasja SHBA-Iran, Pentagoni: Sulmuam bazat në Siri me urdhër të Biden

12:46, 13/11/2023
A+ Aa A-

Nën sfondin e luftës Izrael-Hamas, intensifikohet edhe përballja mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Pentagoni njoftoi se kishte ndërmarrë dy sulme ajrore kundër Teheranit dhe grupeve të mbështetura prej tij në Siri, në atë që cilësohet si reagim ndaj një serie sulmet kundërforcave amerikane në Siri dhe Irak.

Në një deklaratë Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se sulmet kishin shënjestruar një kompleks trajnimi pranë qytetit AlbuKamal dhe një vendstrehim pranë qytetit të Mayadeen. Ai tha se sulmet i kishte urdhëruar presidenti amerikan Joe Biden.

“Forcat ushtarake amerikane ndërmorën sulme të precizionit të lartë në struktura në lindje të Sirisë, që përdoreshin nga trupat e gardës revolucionare të Iranit dhe grupe të tjera që kanë lidhje me Teheranin, në kundërpërgjigje të sulmeve të vazhdueshme ndaj personelit tonë në Irak dhe Siri. Presidenti nuk ka prioritet më të lartë se sa siguria e personelit amerikan.”

Lloyd Austin - Sekretari i Mbrojtjes së SHBA

Ky është sulmi i tretë qe prej 26 tetorit, teksa shtetet e bashkuara i kundërpërgjigjen valës së sulmeve me dronë dhe raketa kundër trupave amerikane në Siri dhe Irak, të nxitura nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit.

Teherani dhe mbështetësit e tij pretendojnë se Amerika ka përgjegjësinë për luftën që Izraeli i shpalli Hamasit, që po ashtu mbështetet nga Irani. Trupat e shteteve të bashkuara dhe SHBA janë sulmuar të paktën 40 herë në Irak dhe Siri nga forcat e mbështetura nga Irani gjatë javëve të fundit.

Të paktën 45 trupa amerikane kanë pësuar dëmtime traumatike ose plagë të lehta. sakaq, 5 trupa speciale amerikane u vranë të premten, kur helikopteri i tyre ra në Mesdhe gjatë një misioni trajnimi./a2cnn/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco