Shkarkohet Sekretarja e Brendshme britanike, kritikoi protestat pro-Gazës

Shkarkohet Sekretarja e Brendshme britanike, kritikoi protestat pro-Gazës

09:59, 13/11/2023
A+ Aa A-

Kryeministri britanik, Rishi Sunak shkarkoi nga detyra Sekretaren e Brendshme, Suella Braverman.

Sipas Daily Mail, kjo lëvizje shihet si një përpjekje e Sunak për të rivendosur autoritetin e tij një vit përpara zgjedhjeve të përgjithshme.

Sekretari i Jashtëm, James Cleverly shihet si zëvendësuesi i mundshëm i saj.

Shkarkimi vjen pas një jave me përplasje të forta për mënyrën se si duheshin trajtuar protestat pro-palestineze në Londër në Ditën e Armëpushimit.

Zonja Braverman shkaktoi tërbimin e kryeministrit pasi sulmoi ato që i quajti ‘marshime urrejtje’.

Kritikët e kanë fajësuar atë se ka ndezur dhunën duke nxitur ekstremin e djathtë që të dalë në rrugë. Por mbështetësit thonë se skenat e zymta në Londër vërtetuan se ajo kishte të drejtë me konstatimet e saj.

Ministrja kishte thënë se protestat pro-Gazës, të cilat ‘ndotin’ rrugët me urrejtje, nuk mund të vazhdojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco