Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Protestuesit pro-palestinezë në Londër thërrasin ‘Armëpushim, tani!’

Protestuesit pro-palestinezë në Londër thërrasin ‘Armëpushim, tani!’

13:55, 11/11/2023
A+ Aa A-

Ora 13:47 - Nën zhurmën e një helikopteri policie dhe jehonën e thirrjeve nga megafonët, marshimi pro-palestinez në Londër filloi.

Në pjesën e përparme,  mund të shihen shumë grupe që po marrin pjesë - duke përfshirë Koalicionin Stop Luftës, Fushata e Solidaritetit të Palestinës, Shoqata Myslimane e Britanisë dhe Fushata për Çarmatimin Bërthamor.

Policia britanike ka mbyllur një korsi të Park Lane duke lejuar protestuesit të filtrohen ngadalë drejt Ëellington Arch. Ata brohorasin "Armëpushim, tani".

Në mënyrë prekëse, disa protestues janë veshur me lulekuqe ndërsa mbajnë gjithashtu një flamur të Palestinës.

Ish-lideri i opozitës Jeremy Corbyn dhe aleati i tij i ngushtë John McDonnell, është në krye.

Ora 13:00 - Protestuesit të veshur me xhaketa të larta dhe duke mbajtur pankarta janë mbledhur në qendër të Londrës

Turma njerëzish po grumbullohen përgjatë Park Lane  për marshimin propalestinez të  planifikuar sot në Londër.

Ka një prani të madhe të policisë, njofton BBC. Janë parë oficerë nga Uellsi, Dorset dhe Cheshire - të cilët janë dërguar të gjithë për të ndihmuar.

Protestuesit kanë filluar të thërrasin duke bërë thirrje për një armëpushim në Gaza ndërsa flamujt palestinezë valëviten në ajër.

Po ashtu, janë shpërndarë pankarta. Gjithçka ka nisur në mënyrë paqësore ndërsa turma ngadalë zbriti drejt Hyde Park Corner./ar.sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco