Hungaria: BE-ja nuk duhet të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Kievin

Hungaria: BE-ja nuk duhet të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Kievin

17:43, 09/11/2023
A+ Aa A-

Hungaria beson se Bashkimi Evropian nuk duhet të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën – dhe në vend të kësaj duhet t’i ofrojë asaj një lloj “partneriteti të privilegjuar”.

Qëndrimin e kryeministrit hungarez, Viktor Orban e ka bërë të ditur shefi i kabinetit të tij.

Kjo vjen pasi ministri i Jashtëm, Peter Szijjarto, tha se Kievi nuk ishte ende i përshtatshëm për anëtarësim dhe mund të sjellë konfliktin në bllok.

Vendet e Unionit do të vendosin muajin e ardhshëm nëse do të pranojnë një rekomandim nga Komisioni i BE-së që ta ftojë Kievin për bisedime pasi të përmbushë kushtet e pazgjidhura. Ai kërkon mbështetjen nga të 27 shtetet anëtare.

 Ministrja e Ukrainës për Integrimin Evropian beson se vendi do të jetë në gjendje të kapërcejë kundërshtimin e Hungarisë ndaj ofertës së saj, raporton skynews.

 “Çdo vend që merr një vendim të ndërgjegjshëm politik, para së gjithash, për të bllokuar vendimin në lidhje me Ukrainën, do të gjejë një arsye [për ta bërë këtë]”, tha Olha Stefanishyna.

Ndryshe, në takimin e kolegjit të 27 komisionarëve evropianë të mërkurën, më 8 nëntor, u miratua paketa e zgjerimit, së bashku me raportet individuale të progresit për të gjitha shtetet e përfshira në këtë proces.

Për herë të parë, raportet e progresit u miratuan për dhjetë shtete që janë në këtë proces. Raportet u miratuan për gjashtë shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi – dhe për Moldavinë, Gjeorgjinë e Ukrainën. Po ashtu, Raport Progresi ende hartohet edhe për Turqinë, shtet që formalisht ende ka statusin e vendit kandidat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco