Media libaneze: Izraeli sulmon me bombë me fosfor të bardhë jugun e vendit

Media libaneze: Izraeli sulmon me bombë me fosfor të bardhë jugun e vendit

17:00, 09/11/2023
A+ Aa A-

Ushtria izraelite kreu sulme me bomba me fosfor të bardhë dhe goditje të rënda artilerike ndaj zonave kufitare në jug të Libanit.

Në lajmin e agjencisë zyrtare libaneze të lajmeve NNA, informohet lidhur me sulmet e Izraelit kundrejt jugut të Libanit.

Ushtria izraelite hodhi më shumë se një bombë me fosfor të bardhë në Rrafshnaltën Al-Khijam në kufi dhe që ndodhet brenda territoreve të Libanit.

Për shkak të bombës me fosfor mbi rrafshnaltë u përhap për një kohë një “mjegull e bardhë” dhe fosfori i bardhë qëndroi për një kohë të gjatë në ajër.

Gjithashtu Izraeli goditi me goditje të rënda artilerike edhe rrethinat e qytezave Kafr Kila dhe Burj Al-Mulk si dhe Kodrat Hamamis.

Ndërsa Hezbollah në një deklaratë njoftoi se ka kryer sulm me raketa të udhëzuara ndaj njësisë së vendbanimit Metula në anën e Izraelit.

Nga kufiri vazhdon të dëgjohen konfliktet mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut.

Amnesty International në një deklaratë të bërë më parë, kishte theksuar se Izraeli ka kryer sulme me bomba me fosfor të bardhë ndaj zonave kufitare të Libanit.

Ministri libanez i bujqësisë, Abbas Hajj Hassan, në një deklaratë të bërë më 2 nëntor njoftoi se 40 mijë pemë ulliri u dogjën plotësisht për shkak të sulmeve të Izraelit me fosfor.

Në konfliktet e përjetuara mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut që nga 8 tetori e deri më tani në jug të Libanit, kanë vdekur 63 anëtarë të Hezbollahut dhe 4 ushtarë izraelitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco