Prokurorja e financuar nga Soros/ Trump: Uau, kjo është gjueti shtrigash

Prokurorja e financuar nga Soros/ Trump: Uau, kjo është gjueti shtrigash

12:17, 06/11/2023
A+ Aa A-

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, reagoi pas raportimeve se edhe prokurorja e një tjetër çështje kundër tij, është financuar nga miliarderi majtist, George Soros.

Reagimi i tij erdhi pasi u mësua se karriera politike e Letitia James është nxitur nga Soros dhe familja e tij.

Në një reagim në median sociale, Trump tha se kjo është një gjueti shtrigash.

“Uau! Sapo mësova se Prokurorja e Përgjithshme e Korruptuar dhe Raciste, Letitia James e shtetit të Nju Jorkut, mbështetet financiarisht nga George Soros.

Nuk është çudi që kjo ‘çështja Trump’, e kryesuar nga një gjykatës shumë partizan dhe jashtë kontrollit, më ka shpallur fajtor pa filluar gjyqi, duke mos lejuar një juri dhe duke deklaruar se Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, vlen vetëm 18 milionë dollarë, kur ajo vlen 50 deri në 100 herë më shumë.

Ky është një turp për gjyqësorin e Nju Jorkut.

Asnjë biznes i ri nuk do të bëhet pjesë e kësaj maskarade.

Gjueti shtrigash!” shkruan Trump.

Prokurorja, një demokrate nga Nju Jorku, ngriti një padi civile ndaj Trump, duke hedhur dyshime se ai ka keqorientuar bankat dhe të tjerët për vlerat e aseteve të tij.

Ajo pretendon se edhe fëmijët e Trump, Donald Jr., Ivanka dhe Eric gjithashtu kanë kryer mashtrime të shumta për deklaratat e tyre financiare.

Sipas Fox News, gjatë viteve të fundit, James ka marrë financime të shumta nga donatorë të majtë.

Mes financuesve është edhe 93-vjeçari Soros

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco