Padia tjetër ndaj Trump/ Soros financoi dhe prokuroren Letitia James

Padia tjetër ndaj Trump/ Soros financoi dhe prokuroren Letitia James

09:57, 06/11/2023
A+ Aa A-

Kur u ngrit padia e parë penale ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, mediat raportuan gjerësisht se prokurori Alvin Bragg ishte financuar nga Soros.

Por tani mësohet se edhe prokurorja Letitia James, e cila ka ngritur një tjetër padi ndaj Trump në Nju Jork, në fakt është financuar nga Soros dhe familja e tij.

Sipas Fox News, Soros ka ndihmuar në nxitjen e karrierës politike të James.

Prokurorja, një demokrate nga Nju Jorku, ngriti një padi civile ndaj Trump, duke hedhur dyshime se ai ka keqorientuar bankat dhe të tjerët për vlerat e aseteve të tij.

Ajo pretendon se edhe fëmijët e Trump, Donald Jr., Ivanka dhe Eric gjithashtu kanë kryer mashtrime të shumta për deklaratat e tyre financiare.

Sipas Fox News, gjatë viteve të fundit, James ka marrë financime të shumta nga donatorë të majtë.

Mes financuesve është edhe 93-vjeçari Soros, i cili ka hedhur dy herë nga 10 mijë dollarë për fushatën e James. Edhe djali i tij, Jonathan Soros ka bërë donacione për James. Po ashtu edhe gruaja e Jonathan Soros.

Kujtojmë se Soros ka paguar miliona për të minuar përpjekjet e Donald Trump për rikthim në krye të Shtëpisë së Bardhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco