Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Lufta Izrael-Hamas/ Cili është ndryshimi midis armëpushimit dhe pauzës humanitare?

Lufta Izrael-Hamas/ Cili është ndryshimi midis armëpushimit dhe pauzës humanitare?

09:44, 05/11/2023
A+ Aa A-

Disa vende, si dhe Kombet e Bashkuara, kanë bërë thirrje për një armëpushim në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

Por të tjerët – përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe BE-në nuk e mbështesin idenë, duke thënë se nga armëpushimi do të përfitonte Hamasi, i cili është cilësuar si një organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe disa qeveri perëndimore.

Por cili është ndryshimi?

Krahasuar me një armëpushim formal, pauzat humanitare priren të zgjasin për periudha të shkurtra kohore, ndonjëherë vetëm disa orë - dhe zakonisht mbulojnë një periudhë dhe vendndodhje të përcaktuar.

Ato zakonisht zbatohen thjesht me qëllim të ofrimit të mbështetjes humanitare, në krahasim me arritjen e zgjidhjeve politike afatgjata, sipas Kombeve të Bashkuara..

Ndërkaq, armëpushimet synojnë të jenë afatgjata dhe shpesh kanë një qëllim për të lejuar palët të përfshihen në dialog, duke përfshirë mundësinë e arritjes së një zgjidhjeje të përhershme politike, thotë OKB.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco