Elon Musk i thotë Rishi Sunakut që Inteligjenca Artificiale do t'i nxjerrë jashtë loje të gjitha vendet e punës

Elon Musk i thotë Rishi Sunakut që Inteligjenca Artificiale do t'i nxjerrë jashtë loje të gjitha vendet e punës

13:53, 03/11/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dhe sipërmarrësi miliarder shkëmbejnë pikëpamjet e tyre në fund të samitit global mbi teknologjinë

Elon Musk i tha kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak se "do të vijë koha ku asnjë vend pune nuk do të jetë më i nevojshëm", pasi sipërmarrësi miliarder e përshkroi inteligjencën artificiale si "forcën më shkatërruese të historisë" në një bisedë mes tyre.

Administratori i Tesla-s dhe pronari i SpaceX dhe X tha se do të vijë një kohë kur "mund të kesh një punë nëse do një punë", por IA do të mundë të bëjë gjithçka”.

Diskutimi mes dy figurave globale u bë pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mbylli samitin e saj dyditor në Bletchley Park, i ideuar për të krijuar rregullat globale dhe për të shqyrtuar rreziqet ekstreme të zhvillimit të IA-së, siç është ndihmesa në zhvillimin e armëve biologjike dhe kimike nga aktorë të këqij. Gjatë samitit, disa kompani dhe kombe të mëdha të teknologjisë nënshkruan një marrëveshje të vullnetshme për të lejuar qeveritë, përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe Singaporin të testojnë modelet e tyre më të fundit për rreziqet e sigurisë sociale dhe kombëtare. Kompanitë që nënshkruan marrëveshjen përfshinin OpenAI të Sam Altman, Google DeepMind, Anthropic, Amazon, Mistral, Microsoft dhe Meta.

I pyetur nga Sunaku se çfarë mendonte për nismën, Musk tha me shaka se "do të jetë e bezdisshme, është e vërtetë", por tha se e mbështeste planin sepse "ndër vite kemi mësuar se pasja e një arbitri është një gjë e mirë".

Musk bashkëthemeloi OpenAI në vitin 2015, por u largua disa vite më vonë për shkak të përplasjeve për sigurinë e IA-së. Ai krijoi kompaninë e tij të IA-së, xAI, në korrik. Kompania e re mori punonjës të profilit të lartë në këtë fushë, me një mision për të "kuptuar natyrën e vërtetë të universit" dhe një fokus në ndërtimin e makinave me inteligjencë të nivelit njerëzor, të njohur si inteligjenca e përgjithshme artificiale, ose AGI.

Ai shpreson të përdorë teknologjinë e zhvilluar në kompani për të përmirësuar X, ish-Twitter, të cilin e bleu për 44 miliardë dollarë tetorin e kaluar, sipas ekspertëve. I rrethuar nga portrete të mëdha figurash aristokrate, Musk tha se besonte se të siguruarit që teknologjitë e inteligjencës artificiale të kishin "një lloj automati" ishte diçka për të cilën duhet të jemi " të shqetësuar". “Po sikur një ditë të marrin një përditësim softuerësh dhe të mos jenë më aq miqësorë,” tha ai.

Megjithatë, ai besonte se teknologjia do të ishte "një forcë për të mirën" dhe IA-të mund të bëhen "miq fantastikë" për përdoruesit e tyre, veçanërisht për njerëzit si djali i tij që kishin vështirësi për të bërë miq në botën reale.

Pak orë para samitit, Musk postoi një animacion në X që dukej se tregonte Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në, Europën dhe Kinën që shprehnin verbalisht rreziqet e IA-së për njerëzimin, por fshehurazi mendonin për dëshirën e tyre për ta zhvilluar atë paraprakisht. “Psherëtimë”, shkruante Musk krah memes.

Në bisedën 40-minutëshe të enjten mbrëma, Musk përgëzoi Sunakun për ftesën e Kinës në Samitin e Sigurisë së IA-së, duke thënë se "nëse ata nuk janë pjesëmarrës është e kotë", sepse pa pranimin e atij vendi për angazhimet e sigurisë, "ata thjesht do kalonin para të gjithëve dhe do të na tejkalonin të gjithëve”. Ai shtoi se ai besonte se samiti "do të mbetet në histori si shumë i rëndësishëm". Më herët gjatë vitit, Musk ishte edhe një nga nënshkruesit e një letre që bënte thirrje për një pauzë në zhvillimin e avancuar të IA-së për shqetësimet për sigurinë. Megjithatë, kritikët kanë sugjeruar se masa ishte një përpjekje për të fituar kohë ndërsa ai garon për të kapur hapin e OpenAI-së, që  është bërë i njohur në sektor që nga nxjerrja e chatbot-it të tij ChatGPT rreth 12 muaj më parë./Financial Times - Syri.net

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco