Franca: Libanit nuk i duhet një luftë me Izraelin

Franca: Libanit nuk i duhet një luftë me Izraelin

08:59, 03/11/2023
A+ Aa A-

Ministri i Mbrojtjes i Francës theksoi sot se Libani nuk ka nevojë për luftë me Izraelin, duke paralajmëruar kështu rrezikun e një përshkallëzimi të konfliktit në Rripin e Gazës.

"Libani nuk ka nevojë për luftë, kjo është më e pakta që mund të themi," tha Sébastien Lecornou, i cili vizitoi ushtarët francezë të Forcave të Përkohshme të Kombeve të Bashkuara (UNIFIL) në atë vend.

"Dhe është e vetëkuptueshme se kjo luftë mund të ketë efekte përshkallëzuese në të gjithë rajonin," shtoi ai.

Kujtojmë se pas sulmit të Hamasit në territorin izraelit, më 7 tetor, situata është e tensionuar në kufirin e Libanit me Izraelin.

Mes Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite ka pasur një shkëmbim zjarri. Udhëheqësi pro-iranian i Hezbollahut, Hassan Nasrallah pritet të mbajë një fjalim nesër, i pari i tij që nga shpërthimi i luftës.

Lecornou tha se mes këtyre tensioneve, nuk është në interesin e askujt që të "ndërpritet" misioni UNIFIL, duke shtuar se kjo forcë paqeruajtëse është "zgjidhja".

Ai shprehu gjithashtu keqardhjen e tij që po dëgjon “nga andej-këtej” që UNIFIL-i të ndalojë patrullimet e tij, pa specifikuar se për cilin shtet e kishte fjalën.

Përleshjet në kufirin e Libanit me Izraelin kanë vrarë 66 persona në Libanin jugor, duke përfshirë 48 luftëtarë të Hezbollahut dhe shtatë civilë. Tetë ushtarë dhe një civil janë vrarë në Izrael.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco