Netflix thotë se abonimi me reklama ka 15 milionë përdorues në muaj

Netflix thotë se abonimi me reklama ka 15 milionë përdorues në muaj

20:43, 02/11/2023
A+ Aa A-

Netflix tha të mërkurën se abonimi me reklama kishte arritur në 15 milionë përdorues aktivë në muaj.

Kjo vjen një vit pasi gjiganti i transmetimit lansoi një abonim më të lirë për të “ringjallur” rritjen e abonentëve dhe të ardhurat pas një ngadalësimi.

Kompania kishte pesë milionë përdorues mujor të abonimit me reklama në muajin maj.

Një muaj pasi Netflix publikoi opsionin e abonimit me reklama vitin e kaluar, rivali i saj Disney+ gjithashtu bëri të njëjtën gjë në një përpjekje për të rritur fitimin në shërbimin e saj të transmetimit.

Shërbimet e tjera të transmetimit sikurse HBO Max, Paramount+ dhe Peacock gjithashtu ofrojnë versione me reklama. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco