Vrau partnerin pasi zbuloi se ai kishte 'trashëguar”'30 milionë dollarë. Si 47-vjeçarja e helmoi me antifrizë

Vrau partnerin pasi zbuloi se ai kishte 'trashëguar”'30 milionë dollarë. Si 47-vjeçarja e helmoi me antifrizë

09:27, 02/11/2023
A+ Aa A-

Një 47-vjeçare është arrestuar pasi ka helmuar partnerin e saj 51-vjeçar, pasi dyshonte se ai do e braktise pasi mësoi se kishte “trashëguar” një pasuri prej 30 milionë dollarësh.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Dakotën e Veriut të SHBA-së, ku mësohet se 51-vjeçari mësoi se ishte përfitues i një trashëgimie prej 30 milionë dollarësh, por pasi sipas djalit të tij, trashëgimia ishte një mashtrim.

 Partnerja e 51-vjeçarit, Thea Kenoyer , dyshohet se e ka helmuar atë më një kimikat të rëndë duke ja dhënë përmes ushqimit një ditë përpara se 51-vjeçari të takohej me “avokatin” i cili do ta informonte për trashëgiminë.

Por sipas djalit 21-vjeçar të viktimës, Ryan, “ trashëgimia ” ishte një mashtrim. Ai tha për New York Post se babai i tij kishte marrë një e-mail nga një person që pretendonte se ishte avokat i një të afërmi të panjohur të largët, i cili i kërkoi atij të takohej në një aeroport për të nënshkruar dokumentet e pretenduara të trashëgimisë.

“Ai nuk dyshoi për asgjë para se të shkonte në aeroport, por ishte i sigurt se i kishte trashëguar paratë që do të merrte nga avokati i supozuar”, tha djali 21-vjeçar i viktimës. “Por ‘avokati’ nuk u shfaq kurrë. Ishte një mashtrim. Ai ishte dikush që e bindi babanë tim se gjithçka ishte e vërtetë”, shtoi ai.

Sipas tij, babai i tij kishte planifikuar të blinte tokë, një pjesë të së cilës do t’ua jepte dy fëmijëve të tij dhe më pas donte të hapte një dyqan për pjesë makinash.

21-vjeçari ka treguar se edhe 47-vjeçarja Kenoyer e kishte besuar mashtrimin dhe ky ishte motivi i saj për vrasjen e tij.

“Ata nuk ishin shumë të lumtur dhe babai im kishte kohë që mendonte të hiqte dorë nga ajo”, është shprehur ai.

Sipas dosjes së çështjes, Kanoyer u tha oficerëve se ajo kishte të drejtë përfitimi mbi pasurinë e Riley i cili planifikoi të ndajë 30 milionë dollarët me djalin e tij.

Riley dha frymën e fundit në spital ku u dërgua një ditë pasi u helmua, me vlerësimin fillestar që vdekja e tij ishte shkaktuar nga arresti kardiak, por një autopsi tregoi se ai kishte qenë viktimë e helmimit.

Gjatë kontrolleve të oficerëve të policisë në banesë në gruas, ata gjetën edhe shishen me helmin që ajo kishte përdorur për të vrarë partnerin e saj, ndërsa gjurmët e substancës u gjetën edhe në një shishe birre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco