Lajmi i fundit

Zhdukja e nënës me tre fëmijët/ Arrestohet burri për dhunë ndaj gruas, shkaktoi vetëvr**jen e vajzës 9-vjeçare

Bangkoku nis negociatat me Hamasin për lirimin e 22 pengjeve tajlandeze

Bangkoku nis negociatat me Hamasin për lirimin e 22 pengjeve tajlandeze

09:19, 02/11/2023
A+ Aa A-

Një delegacion nga Bangkoku u takua me zyrtarë të Hamasit në Iran për të diskutuar lirimin e 22 tajlandezëve të mbajtur peng nga lëvizja palestineze, e cila tha se po priste “momentin e duhur” për t’i liruar ata, sipas një prej negociatorëve.

“Më siguruan se po kujdesen për to, por nuk më thanë për një datë specifike të lirimit. Ata janë duke pritur për momentin e duhur”, u tha gazetarëve Aripen Uttarasin, të mërkurën, kur u pyet për takimin e zhvilluar në Teheran midis delegacionit tajlandez dhe Hamasit më 26 tetor.

Uttarasin drejton një ekip prej tre negociatorësh, të cilët vijnë nga komuniteti i madh mysliman i Tajlandës. Negociatorët u emëruan nga kryetari i Asamblesë Kombëtare, Wan Muhammad Nur Matha.

“Ata dëgjuan shqetësimet tona sepse e dinë që Tajlanda ka treguar mirësi ndaj komunitetit mysliman. Ata e respektojnë Tajlandën”, siguroi ai.

Të paktën 240 pengje mbahen ende nga Hamasi pas sulmit të 7 tetorit mbi Izraelin. Bangkok ka njoftuar se në mesin e pengjeve ishin 22 shtetas tajlandez, ndërsa 32 të tjerë u vranë në sulmin e Hamasit.

Kryeministri i Tajlandës Shretha Thavisin përsëriti se qeveria e tij po punon për lirimin e pengjeve. Ministri i Jashtëm i vendit udhëtoi këtë javë në Katar dhe Egjipt për këtë arsye.

Përveç kësaj, Thavisin foli në telefon me homologun e tij izraelit Benjamin Netanyahu të mërkurën. “Ai më tha se po bën çmos për t’u ofruar ndihmë të menjëhershme pengjeve tajlandeze,” shpjegoi kryeministri tajlandez.

Rreth 30,000 tajlandez punonin në Izrael, kryesisht në sektorin bujqësor, kur shpërtheu lufta. Që atëherë, mbretëria ka organizuar fluturime, duke riatdhesuar më shumë se 7,000 qytetarë të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco