Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Kërcënoi të hedhë veten në erë pranë stacionit të trenit në Francë, policia plagos me armë një grua

Kërcënoi të hedhë veten në erë pranë stacionit të trenit në Francë, policia plagos me armë një grua

12:06, 31/10/2023
A+ Aa A-

Policia franceze ka qëlluar me armë zjarri këtë të martë (31 tetor) një grua e cila kërcënoi duke tentuar të hedhë vetën veten në erë, pranë një stacioni treni, në Paris.

Sipas dëshmitarëve viktima ishte tërësisht e mbuluar dhe bërtiti “Allahu akbar” (“Zoti është më i madhi”) dhe kërcënoi se do hidhte në erë vendin bashkë me veten e saj, raporton Daily Mail.

Pasi pasagjerët  njoftuan policinë, oficerët arritën të izolojnë gruan në stacionin në bregun jugor të kryeqytetit duke e qëlluar pasi kishin frikë për sigurinë e qytetarëve.

Mësohet se gruaja është dërguar në spital dhe gjendja e saj ishte kritike.

Incidenti i së martës bëri që të nisë plani anti-terrorist Vigipirate, duke mbyllur stacionin e trenit dhe duke rrethuan zonën.

Franca ka qenë në “gatishmëri sulmi” që nga 13 tetori, kur një mësues në qytetin verior të Arras u godit me thikë për vdekje nga një ish-nxënës islamik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco