VIDEO/ Hamasi thotë se tri gra u rrëmbyen nga militantët dhe u dërguan në Gaza

VIDEO/ Hamasi thotë se tri gra u rrëmbyen nga militantët dhe u dërguan në Gaza

16:41, 30/10/2023
A+ Aa A-

Hamasi ka publikuar të hënën një video që tregonte tri gra nga më shumë se 230 personat që Izraeli thotë se u rrëmbyen nga militantët dhe u dërguan në Gaza gjatë sulmeve të 7 tetorit.

Grupi palestinez iu referua grave në video si ‘të burgosura sioniste’, por nuk ishte e mundur menjëherë të verifikohej identiteti i tyre, shkruajnë mediat e huaja.

E ulur në karrige plastike, një nga gratë i kërkon kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu të bie dakord për një shkëmbim të burgosurish për lirimin e të gjithë robërve.

Dhe kryeministri izraelit Bejamin Netanyahu e dënoi videon e publikuar nga Hamasi si ‘propagandë mizore psikologjike’.

Pengjet u kapën kur qindra persona të armatosur të Hamasit sulmuan përtej kufirit në jug të Izraelit dhe sulmuan komunitetet, qytetet dhe bazat ushtarake.

Autoritetet besojnë se ata po mbahen në një rrjet gjigant tunelesh nëntokësore të ndërtuara nga Hamasi në territorin e rrethuar.

Izraeli thotë se 1,400 njerëz, kryesisht civilë, u vranë në sulmet më të këqija në historinë e Izraelit, duke nxitur forcat e tij të nisin luftën aktuale të Gazës.

Në anën tjetër, Ministria e shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 8,300 njerëz, kryesisht civilë-dhe më shumë se gjysma gra dhe fëmijë-janë vrarë në sulmet ajrore dhe tokësore izraelite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco