Sulmet e Izraelit, mbi 7-mijë të vrarë, ndër të cilët 3500 fëmijë, raportojnë mediat ndërkombëtare

Sulmet e Izraelit, mbi 7-mijë të vrarë, ndër të cilët 3500 fëmijë, raportojnë mediat ndërkombëtare

15:38, 28/10/2023
A+ Aa A-

Ministria e shëndetësisë së Gazës njoftoi të shtunën se të paktën 7,703 njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës me Izraelin. Sipas të njëjtit burim, të paktën 3500 fëmijë janë në mesin e viktimave që nga fillimi i luftës më 7 tetor, raporton euroneus.com

Ndërkohë, ushtria izraelite ka lëshuar një mesazh urgjent për banorët e Gazës, duke u bërë thirrje civilëve nga veriu i Gazës që të zhvendosen përkohësisht në jug.

Komunikimet janë ende të ndërprera në Rripin e Gazës

Shërbimi telefonik dhe i internetit në Rripin e Gazës u ndërpre nga bombardimet izraelite mbrëmjen e djeshme dhe çështja po vazhdon ende. Grupet e të drejtave dhe gazetarët thonë se kanë humbur kontaktet me kolegët në enklavë, ndërsa Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thotë se agjencia ende nuk është në gjendje të arrijë stafin e saj dhe objektet shëndetësore në rajon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco