Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

‘Jemi gati të luftojmë me Kinën’, Biden rrit tensionet, i del në krahë Filipineve pas incidentit me Pekinin

‘Jemi gati të luftojmë me Kinën’, Biden rrit tensionet, i del në krahë Filipineve pas incidentit me Pekinin

10:51, 26/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden tha të mërkurën se ushtria amerikane është e gatshme të luftojë Kinën në emër të Filipineve pasi anijet ushtarake nga dy vendet aziatike u përplasën pranë një ishulli të diskutueshëm dhe të papopulluar në Detin e Kinës Jugore.

“Marrëveshja e mbrojtjes e Shteteve të Bashkuara me Filipinet është e hekurt. Çdo sulm ndaj avionëve, anijeve ose forcave të armatosura filipinase do të aktivizojë traktatin tonë të mbrojtjes reciproke me Filipinet”, tha Biden gjatë një konference të përbashkët shtypi në Shtëpinë e Bardhë së bashku me kryeministrin australian Anthony Albanese.

Pakti i mbrojtjes reciproke i vitit 1951 thotë se SHBA dhe Filipinet së bashku do të “mbrohen kundër sulmeve të armatosura të jashtme”.

Të dielën, dy nga anijet ushtarake filipineze u përplasën me një anije kineze që u përpoq t’i bllokonte ato të zbarkonin në “Second Thomas Shoal”, ishull i cili ndodhet përgjatë rrugëve të rëndësishme tregtare të anijeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco