Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Sulm masiv me armë në Maine, SHBA: 22 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Sulm masiv me armë në Maine, SHBA: 22 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

10:48, 26/10/2023
A+ Aa A-

Të paktën 22 persona u vranë dhe disa dhjetëra të tjerë u plagosën të mërkurën në të shtëna masive me armë në qytetin Lewiston të shtetit Maine, raportojnë mediat amerikane.

Departamenti i policisë në Lewiston identifikoi në rrjetin Facebook një person që besohet se kishte lidhje me të shtënat masive dhe më pas identifikoi vrasësin, Robert Card, 40 vjeç.

Ai qëlloi brenda një salle lojërash dhe një restoranti, ku raportohet deri tani se ka lënë 22 persona të vrarë dhe 80 të tjerë të plagosur, ndërsa shifrat mbeten ende në përditësim.
Policia tokësore dhe ajrore është vënë në ndjekje të autorit, teksa kanë arritur të shënjestrojnë makinën e tij.

Spitali i qytetit Lewiston tha përmes një deklarate se: “po reagonte ndaj një sulmi masiv me viktima të shumta dhe po koordinohej me spitalet e zonës për pranimin e pacientëve”.

Nga ana tjetër, Policia ka urdhëruar banorët të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dyert për të shmangur të tjera tragjedi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco