Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

‘Është i armatosur, mbylluni në shtëpi’/ Sulmi me armë në SHBA! Ja sa është numri i viktimave dhe apeli i policisë

‘Është i armatosur, mbylluni në shtëpi’/ Sulmi me armë në SHBA! Ja sa është numri i viktimave dhe apeli i policisë

08:59, 26/10/2023
A+ Aa A-

Personi që shikoni në foto është autori i të shtënave me armë në SHBA. Ai është identifikuar si 40-vjeçari Robert Card, i cili pas masakrës ndodhet në arrati.

“Është i armatosur dhe i rrezikshëm”, njoftuan zyrtarët e policisë.

Ndërsa shtuan: “Nëse njerëzit e shohin, të mos i afrohen në asnjë mënyrë. Qindra efektivë po punojnë për kapjen e tij në shtetin e Maine.”

Autoritetet në Maine nuk e kanë konfirmuar numrin e personave të vrarë.

Këshilltari i qytetit të Lewiston, Robert McCarthy tha për CNN se të paktën 22 njerëz u vranë.

Të shtënat me armë kanë ndodhur në sallën e bowlingut dhe në një restorant.

Dy vendet janë rreth 6.5 km, ose 10 minuta me makinë, nga njëra-tjetra.

Michael Sauschuck, komisioner në Departamentin e Sigurisë Publike në Maine, tha se të shtënat filluan në orën lokale 18:56 dhe kishte “viktima të shumta”.

Në një deklaratë në X, policia u tha banorëve: “Ju lutemi qëndroni brenda shtëpive tuaja dhe mbani dyert të mbyllura”.

I dyshuari, Robert Card, është një instruktor i armëve të zjarrit, i cili është trajnuar nga ushtria amerikane në qytetin Saco, Maine.

Ai është shtruar në një qendër të shëndetit mendor në verën e vitit 2023.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco