Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Lideri i lartë i Hamasit: Pengjet do të lirohen nëse Izraeli ndalon sulmet ndaj objektivave të Hamasit

Lideri i lartë i Hamasit: Pengjet do të lirohen nëse Izraeli ndalon sulmet ndaj objektivave të Hamasit

11:56, 25/10/2023
A+ Aa A-

Udhëheqësi i lartë i Hamasit Khaled Meshaal është shprehur gjatë një interviste për median britanike, Skynews, se civilët e kapur nga Hamasi më 7 tetor do të liroheshin nëse Izraeli ndalonte sulmet ndaj objektivave të lidhur me grupin terrorist në Rripin e Gazës.

Meshaal, gjithashtu refuzoi gjatë intervistës t'i referohej civilëve të kapur nga Hamasi si "pengje" dhe pretendoi se Izraeli kishte vrarë të paktën 22 nga ata që ishin kapur në sulmet ajrore në Gaza. 

Nga të vdekurit e raportuar, ai tha se shumë ishin izraelitë, por nuk dha hollësi se nga cilat vende ishin pjesa tjetër. 

“Nëse Netanyahu ishte i interesuar për sigurinë e tyre, nëse evropianët dhe amerikanët janë të interesuar për sigurinë e tyre, le ta detyrojnë Izraelin të ndalojë agresionin e tij, të ndalojë këtë gjenocid, këto krime brutale lufte që kryhen çdo ditë”, tha ai duke shtuar:

“Lërini ta ndalin këtë agresion dhe do të gjeni ndërmjetësuesit si Katari dhe Egjipti dhe disa vende arabe dhe të tjera do të gjejnë një mënyrë për t'i liruar dhe ne do t'i dërgojmë në shtëpitë e tyre.

Raporti erdhi në të njëjtën ditë kur shefi i shtabit i Forcave të Mbrotjes (IDF), Gjeneral-Let. Herzi Halevi tha se forcat izraelite janë të gatshme dhe të përgatitura për të pushtuar Gazën.

Megjithatë, një ditë para intervistës së Meshaal, dy zyrtarë izraelitë janë shprehur se Izraeli ishte i gatshëm të vononte pushtimin në Gaza për të lejuar bisedimet për Hamasin për lirimin e një numri të madh pengjesh. 

Izraeli u tha ndërmjetësuesve egjiptianë se Hamasi duhet të lirojë të gjitha gratë dhe fëmijët e tij peng për çdo lloj marrëveshjeje, thuhet në raport. 

Të nesërmen, IDF hodhi fletëpalosje në Rripin e Gazës duke thënë se civilët palestinezë që kishin informacion për ndonjë nga pengjet do të shpërbleheshin me para dhe siguri nga Hamasi nëse do t'i zbulonin detajet IDF-së. 

IDF u bëri thirrje civilëve të Gazës që t'i kontaktojnë ata përmes WhatsApp, Telegram ose përmes një linje të sigurt, për ata që kanë frikë nga pasojat nga Hamasi.

Çfarë tha tjetër Meshaal në intervistë?

Meshaal deklaroi gjithashtu në intervistën për Sky Neës se civilët nuk u vranë nga brigadat e krahut ushtarak të Hamasit al-Qassam më 7 tetor. Ai vazhdoi duke thënë se çdo vdekje civile që ishte shkaktuar nga Hamasi nuk ishte e synuar.

Ai tha gjithashtu se sulmet pak më shumë se dy javë më parë nuk përfshinin Iranin në asnjë kapacitet dhe se Hamasi veproi i vetëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco