Lajmi i fundit

Shkodër: Pas 3 fëmijëve, gjendet në lumë edhe trupi i nënës, i Alma Arrazit

Izraeli goditi aksidentalisht një post ushtarak në Egjipt, ushtria kërkon falje

Izraeli goditi aksidentalisht një post ushtarak në Egjipt, ushtria kërkon falje

18:12, 22/10/2023
A+ Aa A-

Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) njoftuan sot se një nga tanket e saj goditi aksidentalisht një post ushtarak egjiptian pranë Kerem Shalom, në kufi me Rripin e Gazës.

IDF shprehu "trishtimin për incidentin" dhe tha se incidenti do të hetohej, raporton The Times of Israel.

Më herët Reuters raportoi se shpërthime dhe sirena të autoambulancave janë dëgjuar këtë pasdite pranë pikës kufitare Rafah midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës.

Shpërthimi ndodhi menjëherë pasi një tjetër autokolonë humanitare kaloi kufirin nga Egjipti, thanë dëshmitarët, raportoi Reuters.

Që nga fillimi i konfliktit të 7 tetorit midis militantëve Hamas dhe Izraelit, bombardimet e kalimit Rafah nga Rripi i Gazës kanë shkatërruar ndërtesa dhe rrugë, të cilat kishin nevojë për riparime përpara se karvani i parë prej 20 kamionësh të kalonte Rafah në Gaza të shtunën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco