Departamenti i mbrojtjes së Kanadasë: Izraeli nuk e goditi spitalin e Gazës

Departamenti i mbrojtjes së Kanadasë: Izraeli nuk e goditi spitalin e Gazës

09:29, 22/10/2023
A+ Aa A-

Departamenti i mbrojtjes së Kanadasë, duke cituar një analizë  dhe raportimeve të klasifikuara, tha se Izraeli nuk ka sulmuar spitalin Al-Ahli në Gaza më 17 tetor.

Sulmi ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një raketë e lëshuar gabimisht nga Gaza, tha Departamenti Kombëtar i Mbrojtjes së Kanadasë.

Vlerësimi i Kanadasë vjen një ditë pasi inteligjenca ushtarake franceze arriti në përfundimin se shpërthimi në spital ishte shkaktuar ndoshta nga një raketë palestineze, në vend të një sulmi izraelit.

Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar gjithashtu se Izraeli nuk ka sulmuar objektin e Al-Ahli në Gaza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco