Nepali goditet nga një tërmet i fortë, sa ishte magnituda

Nepali goditet nga një tërmet i fortë, sa ishte magnituda

09:20, 22/10/2023
A+ Aa A-

Një tërmet me magnitudë 6.1 ka goditur sot Nepalin, njoftoi Qendra Kombëtare Sizmologjike e këtij vendi.

Epiqendra e tërmetit ishte në Dading, rreth 55 kilometra në perëndim të Katmandu, raporton Reuters.

“Ne ndjemë lëkundje shumë të forta. Disa banorë u larguan me shpejtësi nga shtëpitë e tyre. Nuk ka raportime për të lënduar deri më tani”, tha Badrinath Gaire, zyrtari më i lartë i distriktit Dading.

Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare, tërmeti ka qenë në një thellësi prej 13 kilometrash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco