Sulmi në kampin e refugjatëve në Bregun Perrëndimor, mes viktimave 5 fëmijë

Sulmi në kampin e refugjatëve në Bregun Perrëndimor, mes viktimave 5 fëmijë

08:55, 22/10/2023
A+ Aa A-

Agjencia e ndihmës së OKB-së, UNRËA tha se 5 fëmijë ishin në mesin e viktimave të një sulmi izraelit disa ditë më parë në Bregun Perëndimor.Sipas raportimeve, 13 persona humbën jetën si pasojë e sulmit.

Adam Bouloukos, drejtor i UNRWA në Bregun Perëndimor, tha se një ushtar izraelit u vra gjithashtu, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

“Sipas vlerësimeve fillestare rreth 50 shtëpi janë dëmtuar ndërsa rrugët, energjia, uji, interneti dhe rrjetet e kanalizimit në kamp janë dëmtuar”, tha  Bouloukos.

“Këto ngjarje të fundit janë emblematike e përshkallëzimit të vazhdueshëm që rrezikon jetën e refugjatëve palestinezë në kampet në të gjithë Bregun Perëndimor. Ky operacion i fundit është më i madhi që nga Jenin në korrik të këtij viti.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco