Hezbollahu kërcënon Izraelin: Do ‘paguash’ shtrenjtë në rast të 1 ofensive tokësore

Hezbollahu kërcënon Izraelin: Do ‘paguash’ shtrenjtë në rast të 1 ofensive tokësore

08:29, 22/10/2023
A+ Aa A-

Një zyrtar i lartë i Hezbollahut kërcënoi sot se Izraeli do të paguajë një çmim të rëndë sa herë që të nisë një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës dhe tha se grupi i tij militant me bazë në Liban ishte tashmë “në zemër të betejës”.

Komentet e nënkryetarit të Hezbollahut, Sheik Naim Qassem, erdhën pasi Izraeli bombardoi dhe kreu sulme me dronë në jug të Libanit, dhe Hezbollahu u kundërpërgjigj me raketa drejt Izraelit, raporton e përditshmja e Jeruzalemit Times of Israel.

Hezbollah njoftoi se gjashtë nga luftëtarët e tij u vranë sot, numri më i lartë ditor i vdekjeve që nga fillimi i dhunës dy javë më parë. Sipas Qassem, përshkallëzimi i konfliktit në kufirin libanezo-izraelit ka një qëllim të qartë për Hezbollahun.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco