U shtir si 'kukull' në vitrinën e dyqanit ku kreu vjedhje, kamerat e sigurisë kapin hajnin në Varshavë

U shtir si 'kukull' në vitrinën e dyqanit ku kreu vjedhje, kamerat e sigurisë kapin hajnin në Varshavë

22:15, 20/10/2023
A+ Aa A-

Një burrë i paidentifikuar akuzohet se është shtirur si manikin (kukull për reklamimin e rrobave) në vitrinën e një dyqani në Varshavë, me qëllim që të mund të kryej vjedhjen e stolive  të arit në orarin e punës.

Kamerat e sigurisë e kapën 22-vjeçarin duke qëndruar i qetë dhe mban një çantë në vitrinën e një dyqani, shkruan BBC.

Policia ka njoftuar se i akuzuari pas mbylljes së dyqaneve, kishte shkuar në “gjah” në departamente të ndryshme të dyqanit, por që në fund përfundoi në argjendari.

Burri gjithashtu akuzohet për vjedhje të gjësendeve tjera nga qendra tregtare. Ai akuzohet për hyrje me dhunë dhe vjedhje dhe nëse dënohet rrezikohet të qëndrojë për 10 vite prapa grilave.

Policia e Varshavës ka njoftuar se personeli dhe blerësit nuk kishin vërejtur diçka të pazakontë derisa burri kishte qëndruar në vitrinë, dhe ishte futur në mesin e disa manekinëve.

Por krejt në fund personeli i sigurimit e kishin vërejtur dhe kapur. Ai akuzohet për dy incidente tjera.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco