Gjashtë zyrtarë të lartë të Hamasit janë vrarë në Gaza deri më tani

Gjashtë zyrtarë të lartë të Hamasit janë vrarë në Gaza deri më tani

11:18, 16/10/2023
A+ Aa A-

Ushtria izraelite njoftoi sot se gjashtë zyrtarë të lartë të Hamasit janë vrarë deri më tani në sulmet e saj në Rripin e Gazës.

Mes të vrarëve ka anëtarë të krahut politik, si dhe ushtarak të lëvizjes islamike palestineze që sundon Gazën, sqaroi një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes izraelite.

Deklarata përmend dy komandantët e Hamasit që dyshohet se ishin të përfshirë në masakrën e kryer në Izraelin jugor më 7 tetor. Përveç kësaj, një komandant përgjegjës për sigurinë në pjesën jugore të Rripit të Gazës u vra, shtoi ai. Dy nga këta tre zyrtarë të lëvizjes islamike palestineze u vranë gjatë fundjavës.

Deklarata ushtarake izraelite përmendi gjithashtu dy zyrtarë të lartë të Hamasit që thuhet se u vranë javën e kaluar, ministrin e financave të Hamasit, Jawad Abu Samala dhe Zakaria Abu Maamar, i cili thuhej se ishte përgjegjës për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Izraeli akuzon Shamalla për menaxhimin e burimeve për militantët e Hamasit dhe udhëheqjen e operacioneve të Hamasit kundër Izraelit. Përveç kësaj, kreu i kontrollit të trafikut ajror në qytetin e Gazës u vra.

Qëllimi i sulmeve ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës, si hakmarrje për masakrën më të keqe të civilëve në historinë e tij, është të eliminojë udhëheqjen e Hamasit në Rripin e Gazës.

Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e udhëheqjes së Hamasit nuk jeton në Rripin e Gazës, por jashtë saj. Për shembull, udhëheqësi politik i Hamasit Ismail Haniya jeton në Katar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco