Sulmet nga Hamasi/ Gjermania evakuon studentë nga Izraeli, Franca nis përgatitjet për riatdhesimet

Sulmet nga Hamasi/ Gjermania evakuon studentë nga Izraeli, Franca nis përgatitjet për riatdhesimet

17:37, 11/10/2023
A+ Aa A-

Gjermania ka evakuauar nga Izraeli studentë nga 17 klasa. Lajmi është bërë më dije nga ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.  Studentët janë evakuuar duke i zhvendosur me autobusë në Jordani dhe më pas janë nisur për në Gjermani.

CNN gjithashtu shkruan se Lufthansa, linja ajrore gjermane do të kryejë tetë fluturime të enjten dhe të premten për të evakuuar qytetarë gjermanë.

Deri më tani rreth 5,000 gjermanë janë regjistruar për t’u larguar nga Izraeli. Nga ana tjetër edhe Franca do të riatdhesojë të enjten shtetasit francezë. “Aiar France” do të kryejë një fluturim riatdhesimi nga Tel Avivi në Paris, njofton qeveria franceze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco