‘Izraeli po përdor bomba me fosfor në Gaza’/ Kjo FOTO ngjall zemërim te Palestinezët

‘Izraeli po përdor bomba me fosfor në Gaza’/ Kjo FOTO ngjall zemërim te Palestinezët

15:00, 11/10/2023
A+ Aa A-

Që nga e shtuna, kur mori jetë operacioni ‘Aksa Typhoon’ nga krahu i armatosur i Hamas, ushtria izraelite ka nisur të bombardojë Gazën nga ajri dhe deti duke e kthyer në një gërmadhë vendbanimin e 2 milionë palestinezëve.

Teksa operacioni i ushtrisë izraelitë pritet të kulmojë me ndërhyrjen e mbi 150,000 mijë ushtarëve nga toka, zyrtarë e Ministrisë së Jashtme palestineze akuzojnë Jerusalemin se mbi Gaza po lëshon bomba fosfori.

Në deklaratën e bërë në llogarinë e platformës X të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Palestinës, thuhet: ‘Izraeli po përdor fosfor të bardhë të ndaluar ndërkombëtarisht kundër palestinezëve’.

Image

Më tej shtohet se bomba me fosfor është lëshuar mbi civilët në rajonin Kerame, në veri të Gazës.

Është në fakt një imazh i shkrepur gjatë bombardimeve izraelite ai që ka ndezur zemërim. Presidenti i Organizatës Evropiane-Mesdhetare për të Drejtat e Njeriut (Euro-Med) me bazë në Gjenevë, Rami Abdu konstatoi pas imazhit se forcat ushtarake izraelite përdorën armë fosfori në zona me popullsi të dendur në veriperëndim të qytetit të Gazës.

Edhe Human Rights Watch me bazë në Nju Jork kishte deklaruar gjithashtu në raportet e saj të mëparshme se Izraeli përdori fosfor në sulmet e tij në Rripin e Gazës, por autoritetet në Jerusalem kanë heshtur në lidhje me çështjen.

Sa i përket ‘bombës me fosfor’, ajo njihet ndryshe si fosfori i bardhë dhe është një armë shpërthyese që përmban substanca kimike. Përdorimi i saj është kategorikisht i ndaluar në zonat ku janë të pranishëm civilë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco