Frikë nga sulmi i Hezbollahut, Izraeli urdhëron evakuimin e rajonit të Metula

Frikë nga sulmi i Hezbollahut, Izraeli urdhëron evakuimin e rajonit të Metula

20:06, 10/10/2023
A+ Aa A-

Zyrtarët në komunitetin më verior të Izraelit të Metula u kërkuan banorëve që të evakuohen, nga frika se mund të jenë në shënjestër nëse Hezbollahu fillon një sulm ndaj Izraelit.

"Në dritën e vlerësimit të situatës dhe potencialit për përshkallëzim këtu, ju kërkojmë të evakuoni," sipas një mesazhi nga ekipi i sigurisë së qytetit, shkruan The Times of Israel .

Ai thotë se ata që nuk mund të evakuohen vetë ose nuk mund të organizojnë strehim alternativ do të ndihmohen për ta bërë këtë.

Sipas mediave, shtabi kryesor i ushtrisë izraelite thirri një mbledhje urgjente për shkak të situatës në kufirin izraelito-libanez, ku situata dalëngadalë po del jashtë kontrollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco