Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Lufta Izrael - Palestinë/ New York Post artikull të gjatë për rrënjët e konfliktit, përfshinë edhe dhunën ndaj muxhahedinëve në Shqipëri

Lufta Izrael - Palestinë/ New York Post artikull të gjatë për rrënjët e konfliktit, përfshinë edhe dhunën ndaj muxhahedinëve në Shqipëri

16:25, 09/10/2023
A+ Aa A-

Nevojitet dhënie llogarie pasi dështimi i politikës së jashtme i dha terrorit të Hamasit elementin e befasisë. 

Sulmi i neveritshëm në fundjavë në Izrael nga terroristët e Hamasit të sponsorizuar nga Irani flitet se zuri në befasi shërbimet sekrete amerikane dhe izraelite. Si është e mundur?

Çdo analizë retrospektive e gjërave që shkuan keq duhet të përfshijë:

Shqetësimi i administratës Baiden për marrëveshjen e saj diabolike bërthamore me Iranin, i ashtuquajturi "Plani i përbashkët i veprimit global" i nisur nga administrata Obama, i ndërpresë nga Trampi dhe i riaktivizuar nga Presidenti Baiden dhe Sekretari i tij i Shtetit Entoni Blinken.

Zbulimi i fundit i një rrjeti spiunësh iranianë thuhet se ka arritur në nivelet më të larta të Departamentit të Shtetit dhe Pentagonit.

Goditja ndaj grupit disident anti-iranian, MEK, në Shqipëri në qershor.

1. ZBUTJA: I njëjti grup konsulentësh i Baidenit e Blinkenit përgjegjës për dështimin në Afganistan nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka qetësuar regjimin terrorist në Teheran që nga dita e parë.

Së fundmi, ata i kanë dhënë 6 miliardë dollarë shtesë Iranit, kanë lehtësuar imponimin e sanksioneve, kanë derdhur qindra milionë dollarë në Gaza dhe kanë tradhtuar disidentët iranianë, vetëm për të fituar favorin e Teheranit.

Janë edhe favoret e paqëllimshme, si armët amerikane që janë lënë në Afganistan, që kanë përfunduar në fraksionet palestineze në Rripin e Gazës, sipas një raporti të Newsweek në qershor.

Baideni nuk ka mundur as të fshehë përçmimin e tij për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, qeverinë e të cilit e ka quajtur "ekstremiste".

Zëdhënësit e administratës u shprehën se 6 miliardë dollarët që iu kthyen Iranit do të përdoreshin vetëm për "qëllime humanitare dhe medikamente" dhe që janë monitoruar me rigorozitet. Sigurisht.

Po presidenti iranian Ebrahim Raisi nuk i tha këtë Lester Holtit të NBC-së muajin e shkuar.

"Paratë i përkasin Republikës Islamike të Iranit, dhe ne do të vendosim t'i shpenzojmë ku të jetë nevoja," u shpreh Raisi.

Çdo dollar nga kjo shumë prej 6 miliardë dollarëve që Irani shpenzon në vend për "medikamente" liron një dollar tjetër për t'ua dhënë terroristëve si Hamasi.

2. RRETHI I SPIUNËVE: I dërguari i administratës së Baidenit për Iranin, anti-izraelit, Robert Melli, u hoq pa zhurmë në qershor dhe iu pezullua certifikata e sigurisë pas nisjes së një hetimi nga FBI për shkelje të sigurisë.

Departamenti i Shtetit nuk është shprehur lidhur me skandalin, por Li Smith shkroi në Tablet javën e shkuar se Melli dyshohet se kishte ndihmuar për "financimin, mbështetjen dhe drejtimin e një operacioni të shërbimit të fshehtë iranian i krijuar për të ndikuar te Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë aleate" dhe ka ndihmuar për të infiltruar një agjent iranian me ndikimit "në disa prej pozicioneve më delikate në qeverinë amerikane, në fillim në Departamentin e Shtetit dhe tani në Pentagon".

Raportimi është bazuar në mijëra email-e mes diplomatëve e analistëve iranianë të marra nga Iran International, një media emigrantësh opozitarë me bazë në Londër, dhe është ndarë në Semafor.

Melli ka qenë negociatori kryesor i administratës Obama për marrëveshjen fillestare bërthamore të vitit 2015 me Iranin. Një nga lëvizjet e para të Baidenit kur u bë president ishte emërimi i Mellit si i dërguari i tij special për Iranin.

Ç'efekt patën aktivitetet e supozuara të Mellit në emër të Iranit në kapacitetet e shërbimeve sekrete të SHBA-së në sulmin e së shtunës ndaj Izraelit?

3. BASTISJA E MEK: Më 20 qershor, qeveria shqiptare bastisi selinë e Mujahedeen-e-Khalq ose MEK, grupi opozitar iranian i syrgjynosur i rivendosur në Shqipëri nga Iraku nën mbrojtjen e qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Ish-sekretari i shtetit Maik Pompeo dhe ish-zëvendëspresidenti Maik Pens ishin mes mbështetësve e profilit më të lartë të MEK-ut në administratën Tramp.

Megjithatë, duket se mbrojtja e SHBA-ve u tërhoq nëntorin e shkuar, kur Departamenti i Shtetit deklaroi se “Shtetet e Bashkuara nuk e shohin MEK-un si një lëvizje të qëndrueshme opozitare demokratike përfaqësuese e popullit iranian”.

Gishti iu drejtua Mellit si drejtuesi i një grupi dypartiak i përbërë nga 23 ish-ligjvënës amerikanë të profilit të lartë dhe intelektualë pro-izraelitë, përfshirë ish-kryeprokurorin Majkëll Mukasi, ish-kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Njut Gingriç, ish-senatorin Xho Liberman dhe profesor Alan Dershovitzin, i cili denoncoi përmes një deklarate mohimin e MEK-ut nga Departamenti i Shtetit.

Ata e kritikuan Mellin për "tradhtinë flagrante" të popullit iranian:

“I dëshpëruar për të rikthyer "Planin e përbashkët të veprimit global" (JCPOA), i dërguari i SHBA-ve Robert Melli është përpjekur të zbusë qeverinë iraniane duke diskredituar publikisht një nga grupet kryesore opozitare të regjimit. Çfarë zbutjesh të tjera ka ndër mend të ofrojë zoti Melli për t'i kthyer homologët e tij iranianë në tryezën e bisedimeve?”

Pyetje me vend.

"Një tradhti e tmerrshme"

Fill pas bastisjes së MEK-ut, ish-presidenti shqiptar Sali Berisha, një dhimbje koke për qeverinë shqiptare, më tha se ishte "një tradhti e tmerrshme" ndaj rezistencës iraniane nga kryeministri shqiptar Edi Rama i mbështetur nga Baideni, mik i ngushtë i Aleks Sorosit. Pasojat për disidentët në Iran ishin katastrofike.

Berisha vuri në dukje 230 kompjuterët MEK-ut sekuestruar nga autoritetet shqiptare gjatë bastisjes, të cilat pretendoi se iu dhanë iranianëve.

Ndonëse policia shqiptare i mohoi pretendimet e Berishës, autoritetet iraniane i konfirmuan ato

Dy javë pas bastisjes, kreu i Këshillit për Informacion të Iranit, Sepehr Khalaxhi, shkroi në X (ish-Twitter) me mburrje, se “disa nga disqet e ngurta dhe njësitë kompjuterëve personalë kanë mbërritur. Aktualisht po marrim të dhënat dhe rezultatet deri tani janë inkurajuese.”

Mburrja e Khalaxhit u bë pas një deklarate nga ministria e shërbimeve sekrete të Iranit që falënderonte autoritetet shqiptare për bastisjen e kampit të MEK-ut dhe njoftonte se kishte arrestuar katër persona në Iranin verior të lidhur me MEK-un dhe kishte identifikuar një tjetër agjent të supozuar të MEK-ut në Teheran.

Rrjeti i disidentëve të MEK-ut në Iran sapo ishte demaskuar, para më pak se katër muaj nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit. Sa dëm i është shkaktuar Izraelit dhe kapaciteteve amerikane për mbledhjen e informacioneve sekrete në Iran?

Çdo analizë e sinqertë retrospektive do të duhet të përfshijë një gjykim ndëshkues të idiotëve që kontrollojnë aktualisht politikën e jashtme amerikane./New York Post - Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco