VIDEO/ Gaza nën bllokadë totale, Forcat Ajrore izraelite rrafshojnë ndërtesat

VIDEO/ Gaza nën bllokadë totale, Forcat Ajrore izraelite rrafshojnë ndërtesat

13:38, 09/10/2023
A+ Aa A-

Një "përgjigje" e ashpër nga izraelitët ndaj sulmeve masive me raketa që ata morën që nga e shtuna (7 tetor) në tokat e tyre nga organizatë politike dhe paraushtarake palestineze, Hamas, po zhvillohet.

Avionët izraelitë po bombardojnë objektiva në Gaza, duke rrafshuar ndërtesat, siç shihet në videon tronditëse të publikuar nga Forcat Ajrore të vendit.

 

 

Ndërkohë, në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, thuhet se dhjetëra njerëz janë vrarë nga sulmi izraelit në një kamp refugjatësh në Jambaliya. 

 

 

 

 

Të paktën 493 palestinezë janë vrarë nga bombardimet izraelite në enklavën e bllokuar palestineze që nga e shtuna, sipas një numri të vdekjeve të publikuar nga ministria më herët sot.

Më herët, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallad njoftoi përshkallëzimin e masave kundër Rripit të Gazës , i cili kontrollohet nga lëvizja palestineze Hamas, duke vendosur një "bllokadë totale" dhe "rrethim total" në enklavë, e cila do të ndalojë importin e ushqimeve dhe karburanteve.

 

 

"Ne po vendosim një rrethim total në Gaza," tha Gallad në një video të publikuar nga zyra e tij. “As energji elektrike, as ujë, as karburant”, nënvizoi ai, duke komentuar se këto masa janë marrë në kuadër të betejës  kundër Izraelit. 

Rreth 2.3 milionë palestinezë jetojnë në varfëri në Rripin e Gazës, një zonë me popullsi të dendur në të cilën Izraeli ka vendosur një bllokadë të rreptë që nga viti 2007. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco