Gazetari izraelit: Po shkojmë në luftë, në shkallë të gjerë

Gazetari izraelit: Po shkojmë në luftë, në shkallë të gjerë

12:29, 09/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari izraelit Attila Somfalvi, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, të dhënat më të fundit nga lufta mes Hamasit dhe vendit të tij.

Gazetari bëri me dije se numri i viktimave izraelite ka shkuar mbi 700, ndërkohë që 130 persona të tjerë janë marrë peng nga militantët palestinezë.

Ai shtoi se ushtria izraelite po përgatitet për një operacion në shkallë të gjerë, ndërkohë që në Tel Aviv vijojnë sirenat e sulmit.

“Pak momente më parë dëgjuam alarmin dhe familja ime u strehua në një bunker për të qenë e sigurt.

Raketat kanë fluturuar mbi Tel Aviv dhe situatA është kompleke. Po shkojmë në një luftë në shkallë të gjerë në Rripin e Gazës. Ushtria po përgaritet për një operacion në shkallë të gjerë edhe në pjesën jugore të Izraeli. Ne po numërojmë viktimat këto ditë dhe mbi 700 viktima regjistrohen deri tani që kanë rënë viktima të kasapëve të Hamasit. Numri i personave të marrë peng është më shumë se 130, ata janë rrëmbyer nga Hamasi në Rripin e Gazës dhe po mbahen në struktura nëntokësore”, tha gazetari.

Gazetari e cilësoi si një dështim total të shërbimeve të inteligjencës izraelite kryerjen e sulmit.

“Është një pyetje e madhe që po qarkullon gjithandej, çfarë ndodhi me shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës, ku ishin informacionet. Askush nuk kishte informacion për këtë që po ndodhte, Hamasi po e përgatiste këtë që prej një viti. Nuk ishte dhe qa sekret në Rripin e Gazës, por shërbimet tona seKrete u treguan të verbëra, nuk dinin asgjë. Ndaj ne jemi të tronditur. Nëse ky problem nuk zgjidhet atëherë nuk do kemi vetëm raketat që na fluturojnë mbi kokë. Të gjithë u kapën papritmas dhe kjo është arsyeja pse Izraeli nuk ndihet i sigurt sot. Gaza është një territor shumë i afërt dhe nuk është e vështirë të mbledhësh informacione.

Pyetja çfarë ka ndodhur me ushtrinë izraelite dhe Shin Bet, çfarë ka ndodhur me shërbimet tona të sigurisë. Kjo qeveri dhe nuk është më shaka apo sekret është një dështim total. Ata nuk mund ta vazhdojnë qeverisjen në këtë dështim total”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco