Krisma e fuqishme ndërpret raportimin e gazetarit të BBC-s në Gaza

Krisma e fuqishme ndërpret raportimin e gazetarit të BBC-s në Gaza

12:05, 09/10/2023
A+ Aa A-

Një shpërthim i fortë ndërpreu raportimin e gazetarit të BBC-s në Gaza i cili ishte në transmetim të drejtpërdrejtë.

Gazetari Rushdi Abu Alouf po fliste me prezantuesen në studio Maryam Moshiri, duke i thënë se krisma dukej “shumë afër”.

Në bazë të asaj që shihet, Abu Alouf u shtang për pak sekonda, derisa ktheu kokën pas për të parë se çfarë po ndodhte. Ai mbeti i habitur për pak çaste, derisa po përpiqej të fliste me kolegen e tij në studio.

Krisma ishte shumë e fuqishme.

Izraeli ka bombarduar me vazhdimësi Rripin e Gazës në shenjë hakmarrjeje ndaj grupit militant Hamas, i cili nisi një sulm me raketa drejt Tel Avivit mëngjesin e së shtunës.

Deri më tani janë vrarë 700 persona në Izrael, sipas raportimeve derisa 413 palestinezë janë vrarë në Gaza.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco