Konflikti me militantët palestinezë, SHBA dërgon mjete ushtarake për Izraelin

Konflikti me militantët palestinezë, SHBA dërgon mjete ushtarake për Izraelin

21:13, 08/10/2023
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka konfirmuar se SHBA do të dërgojë mjete luftarake në rajon, mes të cilave përfshihen aeroplanmbajtësja Ford dhe anijet që e mbështesin atë.

“Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë municione Izraelit”, u shpreh Austin, duke mbështetur deklaratat e mëparshme të Blinken, i cili u shpreh se SHBA do t’i ofrojë Izraelit çdo gjë që i nevojitet.

“Pjesa e parë e ndihmave ushtarake do të niset sot dhe do të arrijë në ditët në vijim,” tha Austin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco