Si dështoi MOSAD dhe Shin Bet, një nga inteligjencat më të forta në botë, të parandalonte Hamasin

Si dështoi MOSAD dhe Shin Bet, një nga inteligjencat më të forta në botë, të parandalonte Hamasin

21:40, 07/10/2023
A+ Aa A-

“Nuk e kemi idenë se si mund të ketë ndodhur kjo”. Ky ishte reagimi i parë që dhanë zyrtarët izraelitë pas sulmit në befasi të Hamasit.

Pavarësisht të gjitha burimeve të mëdha të inteligjencës izraelite, sulmi nuk u parandalua.

 Dhjetra persona të armatosur palestinezë ishin në gjendje të kalonin kufirin e fortifikuar mes Izraelit dhe Rripit të Gazës, ndërsa mijëra raketa u hodhën nga Gaza në Izrael.

BBC e cilëson si një dështim të Shin Bet, inteligjencës së brendshme izraelite, Mosadit, agjencisë së saj të jashtme të spiunazhit, si dhe të gjitha aseteve të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Izraeli ka pa dyshim shërbimet më të mirëfinancuara të inteligjencës në Lindjen e Mesme dhe një nga më të mirët në rang global.

Mosad ka informatorë dhe agjentë brenda grupeve militante palestineze, në Liban, Siri dhe gjetkë.

Në të kaluarën, Izraeli ka kryer atentate në kohën e duhur ndaj liderëve militantë, duke i ditur nga afër të gjitha lëvizjet e tyre.

Ndonjëherë këto janë realizuar përmes sulmeve me dron, pasi agjentët në terren kanë vendosur lokalizuas në mjetet e kundërshtarëve.

Në terren, përgjatë gardhit midis Gazës dhe Izraelit ka kamera, sensorë të lëvizjes në tokë dhe patrulla të rregullta të ushtrisë.

Gardhi me tela me gjemba supozohet të ketë qenë një “pengesë e pakalueshme” për të parandaluar pikërisht llojin e infiltrimit që ka ndodhur në këtë sulm.

 Megjithatë, dyshohet se militantët e Hamasit, hapën vrima mes telave ose noshta kanë hyrë në Izrael nga deti.

Për t’u përgatitur dhe kryer një sulm i tillë i koordinuar, kompleks që përfshin grumbullimin dhe lëshimin e mijëra raketave, pikërisht nën “hundën” e izraelitëve, duhet të jetë bërë në nivele të jashtëzakonshme sigurie nga Hamasi.

Nuk është për t’u habitur që media izraelite u ka bërë pyetje urgjente udhëheqësve ushtarakë dhe politikë të vendit të tyre. se si mund të kishte ndodhur e gjithë kjo, në 50 vjetorin e një sulmi tjetër të befasishëm, e njohur si lufta e Yom Kipurit, në tetor 1973.

Zyrtarët izraelitë thonë se një hetim i madh ka filluar, por megjithatë pikëpyetjet duket se do të vijojnë me vite.

Por tani Izraeli ka prioritete më urgjente. Ajo duhet të përmbajë dhe të shtypë depërtimin në kufijtë e saj jugorë, duke hequr ata militantë të Hamasit që kanë marrë kontrollin e disa komuniteteve në anën izraelite të gardhit kufitar.

Ajo do të duhet të trajtojë çështjen e qytetarëve të saj që janë kapur robër, qoftë përmes një misioni të armatosur shpëtimi ose përmes negociatave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco