Ministrja e Jashtme gjermane: Çmimi Nobel për aktivisten iraniane tregon fuqinë e grave për liri

Ministrja e Jashtme gjermane: Çmimi Nobel për aktivisten iraniane tregon fuqinë e grave për liri

14:43, 06/10/2023
A+ Aa A-

Çmimi Nobel për Paqen që iu dha aktivistes iraniane për të drejtat e njeriut tregon “fuqinë e grave për liri”, tha Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Burbock në një postim në platformën X.

“Ne nuk mund të lejojmë që zëri i patrembur i Mohammadi të heshtë, e ardhmja e Iranit është gratë,” tha ajo.

Nga ana e tij, Kremlini tha se Rusia, një aleate e Iranit, “nuk ka asnjë reagim” ndaj çmimit të Mohammadit.

“Ne nuk kemi asnjë reagim,” tha Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidencës ruse, duke folur për gazetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco