Dilte çdo natë nga streha për të vizituar një shtëpi të moshuarish, njihuni me historin e këtij qeni

Dilte çdo natë nga streha për të vizituar një shtëpi të moshuarish, njihuni me historin e këtij qeni

13:10, 06/10/2023
A+ Aa A-

Miqësitë që zhvillohen midis njerëzve dhe kafshëve janë disa nga marrëdhëniet më të thella që mund të përjetoni.

Një qen në Michigan, në vitin 2017, arratisej nga streha ku banonte, për të vizituar shtëpinë e të moshuarve Meadow Brook dhe për t’u shoqëruar me banorët e moshuar dhe stafin. Qeni i quajtur Scout është aktualisht banor i shtëpisë së të moshuarve pasi u adoptua zyrtarisht nga punonjësit.

Sipas Detroit Free Press, herën e parë që Scout u arratis nga streha, ai u ngjit mbi gardhe të larta, kaloi një rrugë të ngarkuar me trafik, hyri në shtëpinë e të moshuarve përmes dyerve automatike dhe u ul në një divan, ku e zuri gjumi.

Të nesërmen, një infermiere e gjeti atë dhe thirri strehën lokale. Scout u kthye në strehë por kjo nuk e pengoi, pasi ai ishte i vendosur të kthehej në shtëpinë e të moshuarve.

Guvernatorja e spitalit, Marina Robertson, tha: Ai e bëri një herë, dy, tre herë dhe sigurisht kjo është diçka që nuk ndodh gjithmonë. E pyeta stafin nëse dëshironte që ai të jetë këtu dhe e morëm.

Image

Të moshuarit e mirëpritën lajmin sepse, sipas administratores Rhonda Thomczak, qeni u kujtoi atyre se si është të jesh në shtëpi.

E kaluara e Scout, për fat të keq, ishte e errët. Para se të mbërrinte në strehë, ai nuk kishte as emër e as familje. Askush nuk dinte asgjë për të. Stafi i strehimores e kuptoi menjëherë se Scout ishte një kafshë e dhunuar. Stafi në shtëpinë e të moshuarve mendoi se arsyeja pse Scout këmbënguli të kthehej atje, ishte siguria që ai ndjente në këtë mjedis.

Sot, Scout është i lirë të bëjë çfarë të dojë. Ai endet nëpër shtëpinë e të moshuarve, fle kudo që të mundet dhe viziton të moshuarit. Ai tani e di se si t’i hapë dhe mbyllë dyert.

Sipas Robertson: Nëse ata janë në gjendje të keqe shëndetësore ose po vdesin, ai e di, dhe shkon të ulet me ta dhe t’i ngushëllojë.

Kjo histori emocionuese na frymëzon të gjithëve të mendojmë për qentë endacakë dhe të hapim krahët për t’i mirëpritur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco