Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Kongresmeni demokrat për CNN: MekKarti arriti një ujdi për mos mbylljen e qeverisë dhe më pas kërkoi hetim ndaj Biden. Ne nuk japim gjëra falas!

Kongresmeni demokrat për CNN: MekKarti arriti një ujdi për mos mbylljen e qeverisë dhe më pas kërkoi hetim ndaj Biden. Ne nuk japim gjëra falas!

17:56, 04/10/2023
A+ Aa A-

Kongresmeni demokrat, Riçi Torres, ka dhënë një intervistë për Dana Bash në CNN, ku ka folur rreth nismës së shkarkimit të kryetarit të Dhomës së Kongresit, MekKarti. 

Riçi Torres ka theksuar gjatë intervistës se MekKarti bëri marrëveshje me Presidentin Biden për mos mbylljen e qeverisë amerikane, por më pas kërkoi hetim ndaj Biden dhe kjo ishte arsye pse punët shkuan kështu. 

Intervista e plotë e Riçi Torres me Dana Bash

Gazetarja:  Çështja e ditës është nëse do të ndërhyjë ndonjë republikan për të shpëtuar kryetarin e Dhomës Stiven MekKarti nga një revoltë brenda partisë së tij. Komiteti drejtues i përfaqësuesve demokratë u mblodh për të diskutuar mbi këtë temë dhe shumë më tepër. Dhe për të dhënë opinionin e tij, kam me mua një pjesëtar të komitetit, kongresistin demokrat Riçi Torresin të Nju Jorkut. Shumë faleminderit. Gëzohem që ju shoh personalisht. Cila është lëvizja juaj?

Riçi Torres: Në komitetin demokrat ka një prezumim kundër kryetarit MekKarthi. Barra bie mbi të për t'iu drejtuar demokratëve të Dhomës për të arritur një zgjidhje. Dhe ka kongresistë si unë që do të votonin për një mocion për të lënë karrigen nëse nuk ka një arsye bindëse. Aktualisht, nuk shoh asnjë arsye bindëse. Barra bie mbi kryetarin MekKarti, topi është në fushën e përfaqësuesve republikanë të Dhomës. Në qeveri asgjë nuk është falas. Dhe asnjë demokrat i Dhomës nuk mund ta shpëtojë MekKartin pa marrë asgjë në këmbim. Na thuhet vazhdimisht që republikanët janë kundër gjërave falas, por ne nuk japim gjëra falas.

Gazetarja: Ç'mund të thotë ai për t'u ndryshuar mendjen njerëzve si ti?

Riçi Torres: Ky nuk është vendim që e marr individualisht, është vendim që ne e marrim si komitet nën kryesimin e kryetarit. Unë i besoj Hakim Xhefrisit. Do t'i besoj gjykimit të Hakim Xhefrisit dhe barra bie mbi MekKartin për t'iu drejtuar liderit demokrat.

Gazetarja: E kuptoj, ju jeni të bashkuar.

Riçi Torres: Kam shumë besim që jemi.

Gazetarja: Kur është fjala për këtë temë. Më fusni pak në brendësi  të takimit të komitetit sot në mëngjes. Nga ajo që kam kuptuar vetë dhe prej kolegëve të mi gazetarë në Kapitol Hill është se ishte një mbledhje shumë e unifikuar dhe shumë e nxehtë. Njerëzit u zemëruan shumë pasi panë disa klipe të kryetarit MekKarti këtë fundjavë që kritikonte demokratët për mënyrën se si u sollët ju.

Riçi Torres: Unë nuk i komentoj kurrë bisedat brenda familjes, por mund të them me siguri që ka pakënaqësi nga demokratët me kryetar MekKartin, për hetimin e tij ndaj president Baidenit dhe humbjen e besimit. Kryetari MekKarti negocioi një ujdi me presidentin Baiden për shpenzimet dhe më pas u tërhoq nga ujdia dhe në një përpjekje të kotë, hapi një hetim për presidentin Baiden pa pasur prova. Dhe kjo humbje besimi e minon bashkëpunimin brenda Dhomës dhe ky është faji i kryetarit MekKarti.

Gazetarja: A ka ndonjë republikan… Ju thoni se ka një humbje besimi. Gjërat nuk shkojnë fort mirë në Kapitol Hill. Ka pasur gjithmonë përkrahës në Dhomë, por tani është ndryshe. Nuk po ju kërkoj të thoni emra, por a është e mundur për dikë veç Kevin MekKartit të jetë kryetar, ose kjo humbje besimi për të cilën ju folët, bie?

Riçi Torres: Është e vështirë ta dish. Nëse konferenca e republikanëve të Dhomës do ishte një shtet, do ishte një shtet i dështuar. Ka të gjithë elementet e një shteti të dështuar. Paaftësi, mosfunksionim, ekstremizëm. Luftë civile republikane,  grusht shteti republikan. Dhe ka krijuar një Dhomë shumë disfunksionale dhe të paqeverisshme .  Dhoma ka kaluar nga kriza në krizë. Ka sjellë votimin më të gjatë për Kryetarin e Dhomës në më shumë se një shekullm, probleme me borxhin, publik, ka çuar qeverinë në prag të mbylljes, ka sjellë mocionin e parë për lënien e karriges së kryetarit në më shumë se një shekull. Ka pasur vetëm kaos e konfuzion.

Gazetarja:  Jo për t'i hyrë thellë procesit, por këtë do shohim në 45 minuta. Votimi i parë do të jetë nëse duhet lejuar ose jo mocionin për largimin e kryetarit të Dhomës, madje edhe për të lejuar një votim për ta përjashtuar. Është një votim procedural. A keni besim se demokratët do të jenë të bashkuar edhe për këtë? A do ta lejojnë demokratët votimin për të përjashtuar Kevin MekKarthin?

Riçi Torres: Mund të themi me siguri që demokratët do të jenë të bashkuar dhe që prezumimi është kundër MekKartit, vetëm nëse ai na drejtohet për të negociuar një zgjidhje. Dhe me sa di unë, nuk ka pasur një zgjidhje të negociuar.

Shumë faleminderit që erdhët, kongresist.

Riçi Torres: Ju lutem.

Gazetarja: Paçi fat në orët në zhvillimet e orëve në vijim. Çmenduri.

Riçi Torres: Kohë të pazakonta.

Gazetarja: Po, pa dyshim. Faleminderit sërish.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco